Disa gjëra që duhet të dini për të kontrolluar sasinë e ushqimit që konsumoni

schedule11:18 - 28 Qershor, 2020

schedule 11:18 - 28 Qershor, 2020

Mbajtja e dietës është një sfidë më vete, pasi zakonisht ju lë të uritur, duke e bërë më të vështirë arritjen e qëllimit për të rënë në peshë.

Por, Bright Side ka renditur disa hile që duhet t’i dini me patjetër, se si të ngopeni me pak ushqim dhe të kufizoni porcionet që hani, shkruan abcnews.al.

Konsumoni më shumë ushqime pikante

10 hile për të kontrolluar sa hani pa u ndjerë të uritur

Një studim ka treguar se konsumimi i ushqimeve pikante ndihmon në djegien e më shumë kalorive pas një vakti, veçanërisht tek individët që nuk konsumojnë erëza rregullisht.

Konsumoni mente

10 hile për të kontrolluar sa hani pa u ndjerë të uritur

Aroma e mentes nxit humbjen e peshës dhe redukton nepsin që mund të keni për ushqime të caktuara. Është e rekomandueshme përdorimi i çajit të kësaj bime të paktën një herë në ditë.

Hani më dorën e ‘kundërt’

10 hile për të kontrolluar sa hani pa u ndjerë të uritur

Mund të jetë pak e vështirë, por ngrënia me dorën e “gabuar” do t’ju bëjë të hani më ngadalë dhe të jeni më të vëmendshëm ndaj sasisë së ushqimit që konsumoni.

Përdorni pjata të vogla

10 hile për të kontrolluar sa hani pa u ndjerë të uritur

Shpesh njerëzit konsumojnë më shumë, kur duan ta mbarojnë të gjithë ushqimin që kanë në pjatë. Një studim ka treguar se 31 përqind e pjesëmarrësve konsumuan më shumë pa qenë të vetëdijshëm, kur kishin një pjatë më të madhe. Prandaj, zgjidhja është të përdorni pjata sa më të vogla.

Filloni çdo vakt me një gotë ujë

10 hile për të kontrolluar sa hani pa u ndjerë të uritur

Simptomat e dehidrimit mund të jenë ato që shkaktojnë ndjenjën e urisë. Konsumoni sa më shumë ujë dhe çaj bimor, që të ndiheni sa më mirë gjatë ditës. Në këtë mënyrë një pjesë e stomakut tuaj do të jetë e mbushur dhe do të keni më pak hapësirë për ushqimin.

Përdorni më shumë perime

10 hile për të kontrolluar sa hani pa u ndjerë të uritur

Një mënyrë e thjeshtë për të ulur kaloritë është të konsumoni ushqime që përmbajnë sa më shumë perime. /abcnews.al