Disa gabime që duhet të shmangni gjatë larjes së flokëve

schedule12:38 - 30 Korrik, 2020

schedule 12:38 - 30 Korrik, 2020

Rutina e larjes së flokëve mund të duket e lehtë, por ka disa gabime që mund t’i bëni, të cilat ndikojnë në dehidrimin e tyre dhe këputjen e tyre. Bright Side ka renditur disa nga gabimet që duhet të shmangni dhe rregullat që duhet të ndiqni për të patur flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, shkruan abcnews.al.

I lani flokët shumë shpesh

8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

Sipas ekspertëve mjekësorë, përdorimi i shampos sa herë që lani flokët nuk është e nevojshme për t’i mbajtur të pastra. Shpëlarja e flokëve me ujë disa herë në javë është e mjaftueshme për të hequr papastërtitë. Përdorimi i shpeshtë i shampos largon vajin, i cili është thelbësor për flokët e shëndetshëm, pasi i mban të hidratuar dhe i mbron nga dëmtimet.

Përdorni një sasi të konsiderueshme shampoje dhe nuk i shpërlani flokët sa duhet

8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

Shpëlarja e flokëve për të paktën një minutë para se të aplikoni shampon ndihmon në largimin e mbetjeve të produktit që keni aplikuar për kujdesin e flokëve. Shpërlarja e flokëve mirë para se të aplikoni shampon, është një hap thelbësor për t’i larë në mënyrë efektive.

Aplikoni zbutës për flokët pasi keni përdorur shampon

8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

Të gjithë i lajnë flokët fillimisht dhe pastaj aplikojnë zbutësin, por duhet të ndiqet një rutinë e kundërt. Aplikimi i zbutësit përpara shampos do t’i bëjë flokët tuaj të duken më voluminoz, metodë e cila funksionon më së miri për flokë të hollë.

Aplikoni shampo tek majat e flokëve

8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

Aplikimi i shampos së flokëve tek majat, i dëmton ato. Shampoja duhet të aplikohet tek rrënjët e flokëve që përmbajnë vaj sesa tek majat. Pasi këto të fundit janë më të thata, dhe përdorimi i shampos në këtë pjesë i bën ato të duken më të dehidratuara.

Masazhoni skalpin e kokës me thonj

8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

Nuk duhet të aplikoni forcë me thonj për të pastruar skalpin e kokës, pasi mund të shkaktojë gërvishtje dhe infeksion. Flokët janë të brishtë kur janë të lagur dhe forca e ushtruar në to mund të shkaktojë këputje dhe të dopësojë gjëndrat.

I lani flokët me ujë të nxehtë

8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

Larja e flokëve me ujë të nxehtë i dëmton ato. Përdorni ujë të vakët pasi ndihmon në hapjen e kutikulave të flokëve, të cilët më pas e thithin më mirë vajin dhe efektet hidratuese të zbutësit.

Aplikoni zbutës në lëkurën e kokës

8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

Aplikimi i zbutësit në kokë do t’i bëjë rrënjët me shumë vaj, mund të bllokojë gjëndrat e flokëve si dhe ngadalëson rritjen.

I krihni flokët kur janë të lagura

8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

Kur ndodhen në gjendjen më të dobët kur janë të lagur. Përdorimi i peshqirit për t’i tharë shpejt i dëmton ato. Mënyra më e mirë për t’i lini të thahen natyrshëm. /abcnews.al/