Për të festuar disa, një tjetër ndeshje po aq e rëndësishme duhej ndërprerë. E çuditëshmë, por e vërtetë. Madje surreale edhe për turneun “Ndërkombëtarët e Italisë” që zhvillohet çdo vit në Romë.
Çerekfinalja midis Luçiano Darder dhe Rafael Jodar u pezullua në mes të setit të parë, jo për shkak të shiut apo problemeve teknike me fushën. Këtë herë, tenisi iu dorëzua tymit nga festimet e Interit, i cili sapo kishte fituar Kupën e Italisë duke mposhtur Lazion në “Olimpico”.
Dhe nga stadiumi pranë Fushës Qendrore, erdhi një re tymi që ndryshoi gjithçka.
Ndeshja kishte filluar shumë vonë, në orën 22:50, pas një dite të komplikuar nga vonesat për shkak të shiut. Pastaj, në momentin vendimtar të setit të parë, me Jodar që kryesonte 6-5, situata u përkeqësua. Era e shtyu tymin nga flakadanëve dhe fishekzjarreve që kishin shpërthyer gjatë festimeve të skuadrës zikaltër
Brenda pak minutash, Fusha Qendrore u mbush me një lloj mjegulle artificiale, duke e zvogëluar në mënyrë drastike shikueshmërinë.
Darder ishte i pari që u ankua te gjyqtari, duke thënë se nuk shihte asgjë. Dhe imazhet I japin të drejtë.
Problemi nuk janë vetëm lojtarët. Edhe elektronika ka po aq probleme. Gjatë një sulmi, një goditje e shpejtë e Darderit ndëshkohet edhe pse topi ishte brenda fushës. Një gabim i qartë, i shkaktuar pikërisht nga shikueshmëria e dobët dhe kushtet e papritura të papërballueshme. Dhe, në atë pikë, një pezullim bëhet i pashmangshëm.
Sfida çerekfinale e “Ndërkombëtarët e Italisë” rinisi pas më shumë 30 minutash, ndërsa fitorja ishte për italianin Luçiano Darder, që kaloi 2-1 me sete rivalin e tij, për të siguruar biletën për në gjysmëfinale.


