Disa familje ankohen se nuk kanë ekspertizë për dëmet nga tërmeti, reagon kryebashkiakja e Durrësit

schedule19:01 - 17 Gusht, 2020

schedule 19:01 - 17 Gusht, 2020

Një ditë pas ankesës të banorëve të një pallati në lagjen 5 të Durrësit të prekur nga tërmeti për mungesën e një ekspertimi të thelluar ka reaguar kryebashkiakja, Emiriana Sako.

Teksa banorët pretendojnë se pallati duhet shembur, Sako thotë të kundërtën.

“Objekti është kategorizuar me dëmin DS2 në nivel i ulët i dëmit. Megjithatë kemi bërë dhe ekspertizë të thelluar, s’ka dëme në muraturë dhe strukturë. Po sugjerohet të bëhet përforcimi i godinës”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo sqaroi se fondet për riparimin e dëmeve do të jenë të bashkisë.

“Kërkuam një fond shtesë për preventivat dhe më pas do kërkojmë një fond për rehabilitimin e banesave të këtyre 30 familjeve”, tha Sako.

Kryebashkiakia e Durrësit foli dhe për rindërtimin e banesave që do të shemben apo ato që janë në proces.

Ajo qetëson banorët kur thotë se godinat do ndërtohen në të njëjtin vend./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!