Disa drita misterioze u shfaqën në qiellin e Kalifornisë

schedule14:27 - 19 Mars, 2023

schedule 14:27 - 19 Mars, 2023

Drita misterioze u panë në qiell në zonën e Sacramento të premten mbrëma, duke tronditur njerëzit, të cilët më pas postuan video në mediat sociale të pamjes befasuese.

Jaime Hernandez ishte në kompaninë e birrës King Cong në Sacramento për një festë të Ditës së Shën Patrikut, kur disa nga grupi vunë re dritat. Hernandez rregjistroi një video të cilën e postoj më pas. Shfaqja zgjati rreth 40 sekonda, tha ai të shtunën.

“Ne u shokuam nga ajo që pamë, dhe smund ta besonim atë që po shihnim”, tha Hernandez në një email. “Askush nga ne nuk kishte parë ndonjëherë diçka të tillë.”

Pronari i fabrikës së birrës postoi videon e Hernandez në Instagram, duke pyetur nëse dikush mund ta zgjidhte misterin.

Jonathan McDowell u përgjigj në koment duke thënë se e ka një shpjegim. McDowell është një astronom në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikë. McDowell tha të shtunën në një intervistë me Associated Press se ai është 99.9% i sigurt se brezat e dritës ishin nga djegia e mbeturinave hapësinore.

McDowell tha se një paketë komunikimi japoneze që transmetonte informacion nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në një satelit komunikimi për Tokën u vjetërua në vitin 2017. Pajisja, që peshonte 310 kilogramë, u hoq nga stacioni hapësinor në vitin 2020 sepse po zinte hapësirë ​​të vlefshme dhe u planifikua të digjej plotësisht.

Pjesët flakëruese të rrënojave krijuan një “shfaqje spektakolare të dritës në qiell”, tha McDowell. Ai vlerësoi se mbeturinat ishin rreth 40 milje të larta, duke shkuar mijëra milje në orë.

Forca Hapësinore e SHBA-së konfirmoi se mbetje të tilla u shfaqen mbi Kaliforni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!