Disa ditë të vdekur, çfarë zbuloi policia kur hyri në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër

schedule15:56 - 18 Gusht, 2021

schedule 15:56 - 18 Gusht, 2021

Në shtëpinë e të moshuarve në lagjen “Ahmet Haxhia” policia ka gjetur një armë zjarri automatik me të cilën dyshohet se është bërë krimi.

Sot u gjetën të pajetë në banesë një 79-vjeçar Fadil Bandulla dhe bashkëshortja e tij Sanije Bandulla, 83-vjeçare të cilët kishin plagë plumbi. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh dhe se i moshuari ka qëlluar në fillim në drejtim të bashkëshortes, e më pas e ka drejtuar armën nga vetja.

Arma e zjarrit është sekuestruar ndërsa motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!