Disa ditë pas ndarjes, çifti i famshëm shihet sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrit

schedule08:03 - 28 Qershor, 2022

schedule 08:03 - 28 Qershor, 2022

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë parë sërish së bashku vetëm disa ditë pasi ndarja e tyre bëti bujë në mediat botërore. Supermodelja 26 vjeçare dhe ylli i NBA-së, kaluan pak kohë së bashku në Soho House në Malibu, Kaliforni, të dielën.

Të dukeshin në humor të mirë teksa buzëqeshnin dhe flisnin. Në një moment, madje dukej sikur Booker po e puthte. Gjithashtu të dielën, fansat me sy shqiponjë vunë re se të dy yjet e famshëm “pëlqenin” fotot e njëri-tjetrit në Instagram.

Fansat e çiftit u tronditën javën e kaluar mes lajmeve se dyshja thuhet se u ndanë pas dy vitesh lidhje. “Ata kujdesen për njëri-tjetrin por Devin nuk do t’i propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera,” tha një burim. “Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!