Me 1 korrik, Olivia De Havilland mbushi plot 104 vjet.
Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 104 vjeçare aktorja e madhe e Hollywood, Olivia de Havilland.
Sipas CNN, ajo vdiq nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në kryeqytetin francez.
Më 1 korrik, Olivia mbushi plot 104 vite duke u cilësuar si një aktoret më jetëgjata të skenës.
Karriera e De Havilland zgjati më shumë se 50 vjet dhe prodhoi më shumë se 50 filma artistikë. Ajo ishte ylli i filmit “Gone ëith the Ëind” (1939), i cili ishte i nominuar edhe për Oscar.
De Havilland, fituesja e çmimit Oscar, jetonte në Paris që nga viti 1960. Olivia Mary de Havilland lindi në Tokio në 1916 dhe më pas u transferua në Kaliforni bashkë me familjen e saj.
De Havilland, e cila jetonte në Paris, është anëtarja e fundit kastit të aktorëve të filmit klasik të vitit 1939, në të cilin luajti Vivien Leigh dhe Clark Gable.
De Havilland arriti gjithashtu një nder shumë të veçantë në vitin 2017, duke u bërë personi më i vjetër që u emërua Dam.
Aktorja tha në një prononcim për PEOPLE aso kohe, që ajo është “jashtëzakonisht krenare që Mbretëresha më ka emëruar Komandant Damë të Urdhrit të Perandorisë Britanike”./abcnews.al