Dashuria nuk është kurrë e drejtpërdrejtë, që do të thotë se shpesh mund të të befasojë. Dikush mund të dashurohet me ju pasi mund t’ju dukeni tërheqës, me sens humori dhe inteligjent. Por, duhet patur parasysh se dashuria e vërtetë nxitet nga diçka më e thellë se cilësitë sipërfaqësore. Disa psikologë shpjegojnë arsyet pse dikush mund krijojë ndjenja ndaj jush,, sipas Independent.
Efekti i ekspozimit
Mund të duket e çuditshme, por nëse përplaseni me dikë shanset për të krijuar një marrëdhënie janë të larta. Njihet ndryshe dhe si “efekti i ekspozimt”, shpjegon psikologia Madeleine Mason Roantree. “Thjesht kalimi në rrugën e dikujt për disa herë, qoftë kjo duke u përplasur me të në një supermarket apo duke kaluar në rrugë, mund të fillojë tërheqjen.”, thotë ajo.
Gjestet e vogla
Nuk duhet t’i injoroni gjeset e vogla. “Mirësia dhe konsiderata nuk janë diçka që krijohen menjëherë, por diçka që demonstrohet vazhdimisht. Sidomos pas fillimit të një marrëdhënieje, dikush mund të befasohet këndshëm vazhdimisht, dhe si rezultat mund të përfundojë duke u dashuruar. “, thotë Match Hayley Quinn.
Duke qëndruar pranë tyre
T’i qëndrosh pranë dikujt në një kohë të vështirë është një nga gjërat më të rëndësishme, pasi kjo mund të jetë fillimi i një raporti të veçantë. “Ju mund ta bëni dikë të dashurohet me ju me mbështetjen që iu ofroni. Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbani mend se kjo nuk do të thotë që ju duhet të bëni gjithmonë në një lidhje dhe të mos vendosni kufij personalë.”, thotë Quinn.
Pavarësia
Ndërvarësia është ajo që ndërton një marrëdhënie, por ajo që “ndez” tërheqjen fillestare shpesh mund të jetë pavarësia. Nëse takoni dikë dhe menjëherë filloni ta pyesni se si po shkojnë gjërat mes jush, kjo mund të ushtrojë presion të madh në marrëdhënie. Në vend të kësaj, përqendrohuni tek pavarësia dhe lëreni që raporti të ecë me ritmin e vet.
Argëtimi
Njerëzit bien në dashuri kur vazhdimisht ndihen mirë në shoqërinë e një personi. “Nëse dikush vazhdimisht ndihet mirë nga shoqëria juaj, mund të dashurohet me ju. Pozitiviteti dhe aftësia për ta kthyer një ditë të keqe, të gjitha këto mund ta bëjnë dikë të dëshirojë të jetë më pranë jush “, thotë Quinn.
Mënyra si i trajtoni të tjerët
Suksesi në takim nuk ka të bëjë thjesht me mënyrën se si e trajtoni partnerin tuaj të mundshëm, por si i trajtoni të tjerët përreth jush. Në fakt, nganjëherë kjo tregon cilësitë që keni, thotë Quinn. xh.d/abcnews.al