Diplomati Hysa: Moszbatimi i marrëveshjeve ka sjellë tension mes Kosovës dhe Serbisë. Sulmi në veri të hetohet

schedule16:54 - 10 Tetor, 2023

schedule 16:54 - 10 Tetor, 2023

Diplomati Ylber Hysa në një lidhje me skype në emisionin “Ballkan Update” u shpreh se për sulmin në veri të Kosovës duhet të zhvillohet një investigim më i pavarur për të zbardhur të plotë të gjithë ngjarjen.

Gjithashtu diplomati foli edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duke shtuar se moszbatimi i marrëveshjeve mes palëve ka sjellë edhe këtë situatë të tensionuar.

“Ngecja në dialog mund të jetë një shkas i përdorur që moszbatimi i marrëveshjeve të dakorduara, të ketë sjellë një retorikë që nga njëra anë apo nga ana tjetër shkaktoi edhe zhvillimin e tensioneve. Kemi parë një ‘mobilizim’ paraushtarak që ka pasur armatim për një brigadë dhe falë ndërhyrjes së policisë së Kosovës është ndërprerë. Por nëse do të kishte pasur sukses, a do të ishte kjo një front i ri në Europë? Sa i përket, presionit për të vazhduar me dialog e kemi parë qëndrimin e ambasadorit amerikan që kërkon kthimin në dialog. Por asociacioni kërkohet që të mos ketë kompetenca ekzekutive. Por a do të ketë Serbia sanksione, pas gjithë këtyre? Një tjetër çështje me rëndësi mbetet puna e Milan Radoiçiç. Duhet të bëhet një investigim i pavarur me të gjithë situatën që është krijuar. Pesha, se kush qëndron pas sulmit në veri merr peshë shumë më të madhe se më parë dhe duhet të zbardhet”, tha ndër të tjera diplomati Ylber Hasa./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!