Diplomati gjerman në Prishtinë: Miratoni demarkacionin

schedule12:50 - 15 Shkurt, 2018

schedule 12:50 - 15 Shkurt, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim zyrtar ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Takimi mes tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura. Gjatë mbrëmjes të së mërkurës, diplomati gjerman u prit dhe nga kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj. Ata mbajtën dhe një konferencë për shtyp, ku Gabriel dha porosi të qarta dhe të drejtëpërdrejta.

Sigmar Gabriel, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë: “Ne angazhohemi që Kosova edhe me tej të përgatitet për çështjet jo të këndshme, dhe një nga to janë edhe Dhomat e Specializuara, të cilat duhet të trajtojnë krimet e mundshme të luftës. Unë jam i lumtur që kam dëgjuar që ka vullnet për t’u zgjidhur edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Ne e mbështesim këtë, sepse është në të mirë të qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që ky kriter të plotësohet dhe të ketë liberalizim të vizave”.

Gjithashtu ai përsërit një kusht kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Ne sot edhe në Beograd e kemi theksuar, që nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së, duhet që të plotësojë kriteret e shtetit ligjor dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE dhe për këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen tone”.

Ndërsa nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj falenderoi zyrtarin e qeverisë së Angela Merkel për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!