Diplomati gjerman: Heqja e vizave për Kosovën, premtim i paplotësuar i BE-së, ta bëjmë tani!

schedule07:25 - 20 Korrik, 2020

schedule 07:25 - 20 Korrik, 2020

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, në deklaratën e tij më të fundit ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ischinger përmes një postimi në Twitter, shkruan se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet. Ndër të tjera në reagimin e tij ai thekson se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim.

“Ta bëjmë tani. Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – kredibiliteti i BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger.

Ischinger, në vitin 2007 ishte përfaqësues i BE-së në negociatat e Treshes për Kosovën, të cilat përfunduan duke çuar në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!