Analisti Arben Meçe thotë se zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, ishte e parapërgatitur.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se diplomatët e huaj në sallë, ishin protektorët për procesin që u zhvillua.
“Ata që ishin në sallë, ishin protektorët. Që kur thuhet votim i hapur, me emër dhe mbiemër, nuk ishte bindëse. Ishte parapërgatitur çdo gjë. Ambasadorët ishin garancia e atij votimi. Ky është detaj vërtet për t’u kapur, është domethënës. Ndryshimi procedurës, nuk lë shijë në atë proces që ishte normal. Nuk u ndje asnjë ngyrim politik për këtë debat. Vetëm Berisha deklaroi që PS po kap edhe kryeprokurorin e ri. Sikur të kishte nuancë ngjyrimi, por e vërteta është që nuk kishte.”, theksoi ai./abcnews.al

