“Ishte diçka e parashikueshme, që në fakt do të kishte përshkallëzime jo vetëm në rajon, por më të gjëra dhe globale”, ka thënë ekspertja e sigurisë, Emanuela Dyrmishi lidhur me sulmin iranin mbi Izrael.
Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ajo ka deklaruar se: “Është shumë e rëndësishme, zgjedhja e presidentit të ri në SHBA”.
Sipas Dyrmishit, diplomacia gjithashtu ka shumë peshë në zgjidhjen e konfliktit.
“Në qoftë se luhen mirë këto lëvizje midis Iranit dhe Izraelit, atëherë mundësia për të pasur një konflikt midis këtyre vendeve të jetë diçka e shkurtër, por këtu diplomacia është shumë më e rëndësishme se sa nga rastet e tjera. Do kujtoja edhe disa konfliktet, por dhe Guterres është non grata në Izrael. Në këtë moment, roli i zgjedhjeve në SHBA është shumë, shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër, ajo që do konsideroja për t’u marrë parasysh jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në Europë, në Ballkan, është përshkallëzimi i një fryme të terrorizmit brenda për brenda, duke marrë parasysh se çfarë ndodh shumë larg nga ne”, u shpreh ndër të tjera ekspertja e sigurisë./abcnews.al