Diploma e infermierëve, “biletë” për në Europë

schedule16:07 - 12 Maj, 2022

schedule 16:07 - 12 Maj, 2022

Nga Ajgena Korbi

Diploma e infermierit shumë të rinjve po iu shërben si një biletë udhëtimi për t’u larguar nga Shqipëria.  Gjermania është destinacioni kryesor, por nuk mungojnë dhe shtete të tjera të Bashkimit Europian.  Studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore në Tiranë na tregojnë se  shumë prej tyre  paralelisht me vitet e shkollës  ndjekin dhe mësimet e gjuhëve të huaja.  Arsyet që dëshirojnë të punojnë jashtë vendit janë disa.

“Unë jam duke plotësuar dokumentet për të ulur në Gjermani. Shumica ikin prej pagesës sepse këtu nuk ia del.”

Nëse pandemia e Covid frenoi emigrimin e bluzave të bardha, vjet infermierët që kërkuan dokumentin që iu shërben për tu larguar  pranë Urdhërit të Infermierit u  dyfishuan. Në 2021  lanë Shqipërinë thuajse aq infermierë sa u licensuan.

Në ditën ndërkombëtare të infermierit  ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pranoi fenomenin, tha se ky është një problem botëror dhe tregoi zgjidhjen e menduar.

“Ka prekur vendet evropiane. Ne po rrisim kuotat”.  

Aktualisht në sistemin shëndetësore publik janë mbi 13 mijë infermierë dhe profesionistë të Shkencave Teknike Mjekësore.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë përmes portalit  “Infermierë për Shqipërinë” katër vitet e fundit  janë punësuar mbi 4400 infermierë, ndërkohë në listë pritjeje janë rreth 2 mijë të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!