Dinamo nuk do të jetë e plotë as në ndeshjen kundër Skënderbeut në mesjavë.
Blutë kanë vuajtur në një pjesë të madhe të sezonit mungesat dhe këtë herë Besir Demiri nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi.
“Xholi”, i cili luan si mbrojtës i majtë dhe mesfushor qendre, ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë deh nuk mund të aktivizohet kundër korçarëve.
Ai u mundua të ruhej në ndeshjen e fundit me Vllazninë, por e mori kartonin e katërt të verdhë dhe tani duhet të mendoje për ndeshjet në janar e tutje. / abcnews.al