Pas largimit te Bledar Devollit, Dinamo ka gjetur edhe “timonierin” e ri që do t’i drejtojë në javët e mbetur të Abissnet Superiore.
Siç është thënë në media, trajneri i ri i bluve do të jetë Rodolfo Vanoli, i cili tashmë do të ulet në stolin e skuadrës kryeqytetase.
Prezantimi i trajnerit italian do të bëhet ditën e nesërme, ku klubi do të dalë në një konferencë për mediat.
Vanoli në të kaluarën ka drejtuar Koper dhe Olimpia në Slloveni, CSKA Sofia në Bullgari si dhe disa ekipe të kategorive të ulta në Itali si Pordenone, Colligiana, Arezzo dhe Mendrisioi. Nëse gjithçka do të mbyllet ditën e nesërme 59-vjeçari do të jetë trajneri i 3-të i Dinamos për këtë sezon pas Shkëmbit dhe Devollit.
/f.a/abcnews.al