Dinamo ka mundur 2-0 në derbi ndaj Tiranës sfidë kjo për Kupën e Shqipërisë e luajtur në Air Albania.
Goli i parë në minutën 21 vjen me penalltinë e realizuar nga Ibrahimi pas faullit të portierit Bekaj ndaj Skukës.
Futbollisti i Dinamos është në një ditë të mirë dhe e vulos performancën e tij në minutën e 38 me një aksion të bukur.
Në pjesën e dytë, Tirana mundohet të kthejë rezultatin por shpërdoron me sulmuesit e saj, ndërkohë që Hoxhallari merr karton të kuq në fundin e ndeshjes.
Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet më 17 nëntor. /abcnews.al/


