Dinamo në pikën zero sërish, ikin italianët dhe rikthehet Allmuça

schedule15:36 - 20 Shkurt, 2020

schedule 15:36 - 20 Shkurt, 2020

Dinamo italiane merr fund që tani. Presidenti Besnik Sulaj ka vendosur mos t’ia besojë klubin Marco Pontrellit dhe kështu do të rikthehet në drejtimin Ismet Saliaj, i cili edhe do të jetë sërish administrator i bluve të kryeqytetit.

“Panorama Sport” shkruan se ka ndryshime edhe në stafin teknik, pasi Fabrizio Cammarata nuk do të jetë më në krye të ekipit. Vendin e tij do e rimarrë Igli Allmuça, i cili do të ketë në krahun e tij sërish ish-mbrojtësin Julian Brahja.

Këta të dy ishin në krye të ekipit edhe në fillim të sezonit, por ndryshimet në klub sollën edhe largimin e tyre. Nesër ata do të dalin në stërvitje, ndërkohë që futbollistët pritet të marrin edhe nga një pagë para ndeshjes me Besëlidhjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!