Dinamo merkato me emra të mëdhenj, ka marrëveshje me dy “ish-korçarë”

schedule16:36 - 12 Qershor, 2021

schedule 16:36 - 12 Qershor, 2021

Dinamo u rikthye dhe nuk ka në plan ta lërë më Kategorinë Superiore. Drejtuesit blu, me në krye presidentin Ardian Bardhi po punojnë për të sjellë lojtarë me eksperiencë dhe të talentuar në skuadër.

Supersport raporton se 18 herë kampionët janë pranë transferimit të Enis Gavazajt dhe Eni Imamit. Anësori nga Prizreni ishte pjesë e Prishtinës kampione në sezonin e fundit, por nuk arriti të tregojë asgjë dhe palët ndanë zyrtarisht rrugët.

 

Gavazaj pritet të rikthehet sërish në Kategorinë Superiore, ku ka luajtur më parë me Kukësin e Skënderbeun. Nuk ka marrëveshje finale, por dakordësia paraprake ekziston për të dy palët.

Jo vetë kaq sepse një tjetër lojtar i afirmuar në Superiore ka gjetur akordin me Dinamon. Bëhet fjalë për Eni Imamin. Mbrojtësi la Skënderbeun në verë dhe u transferua te Vllaznia, ku zhvilloi një sezon shumë të mirë.

 

Dinamo e ka thirrur dhe është gati t’i japë një rol qendror, ndryshe nga ç’ka ndodhur më parë te Tirana dhe së fundmi te Vllaznia. Imami dhe Gavazaj pritet të zyrtarizohen javën e ardhshme, pas konfirmimit të trajnerit të ri, rol që me shumë mundësi do jetë Blendi Shkëmbi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!