Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dinamo me një yll në Europë/ Blutë mbajtën sulmuesin Zabërgja në Ligën e Konferencës

schedule12:50 - 6 Gusht, 2025

schedule 12:50 - 6 Gusht, 2025

Do të provojë shanset e saj për në plej of. Dinamo luan këtë të enjte një ndeshje shumë të rëndësishme europiane, ndërsa trajneri Ilir Daja mund të jetë i kënaqur përgjysmë.
Kryeqytetasit kanë arritur të mbajnë të paktën edhe për këtë raund sulmuesin kryesor, Baton Zabërgja, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë jashtë Shqipërisë.

Futbollisti nga Kosova ka shënuar dy gola deri tani në Ligën e Konferencës, nga një në secilën ndeshje përballë rivalit nga Andorra, Atletik Eskaldes, si dhe ka shërbyer një asist. Përveç kësaj, Zabërgja 24-vjeçar ishte vendimtar për “nëndetësen” edicionin e kaluar, kur u fitua Kupa e Shqipërisë, dhe u arrit finalja e plej ofit për titull në Superligë.

Sulmuesi shënoi 12 gola e shërbeu 9 asistë në kampionat në 34 ndeshje edicionin që përfundoi në maj. Gjithsesi, trajneri Daja nuk do të ketë “binjakun” e tij të sulmit, Peter Itodo Mandela.
Futbollisti nga Afrika është larguar tashmë me vlerën e 1 milionë eurove, ndërsa edhe ai ishte tepër i rëndësishëm në 2024-2025.

Këtë të enjte, përballë shqiptarëve në Split do të jetë skuadra e fortë kroate, Hajduk, e cila ka në përbërje një nga yjet e kombëtares kuqezi, Adrion Pajaziti. Hajduk eliminoi Zirën nga Azerbajxhani në turin e dytë, ndërsa ka nisur kampionatin me fitoren kundër Istrës me shifrat 2-1./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!