Dinamo me grup të plotë, Arapit i mungon Asion Daja, ja formacionet e mundshme

schedule11:38 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 11:38 - 7 Dhjetor, 2021

Dinamo-Teuta është sfida tjetër e ditës së sotme që do të zhvillohet në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një sfidë interesante dhe njëkohësisht e luftuar mes dy skuadrave që do kërkojnë patjetër fitoren, për t’u kthyer edhe tek rezultatet pozitive pas disa javëve që enden në “errësirë”.

Bledi Shkëmbi dhe Renato Arapi ish-shokë skuadre tek Skëndërbeu, do të përballen për herë të parë si trajner me skuadrat përkatëse.

Blutë e Shkëmbit do të jenë të plotë në këtë takim, teksa janë rikthyer dy mungesat e sfidës me Laçin, Maliqi dhe Sidibe, ndërsa Arapit i mungon një “luftëtar” i skuadrës për arsye pezullimi me kartonë.

Formacionet e mundshme:

Dinamo: Bakaj, Maliqi, Sovranak, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Samake, Mihana, Ibrahimi, Cinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Selmani, Zhekson, Akuah, Aleksi, E.Vila, Kallaku, L.Vila, Gorgiev. Trajner: Renato Arapi.   /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!