Dinamo dhe Kastrioti do përballen ditën e nesërme mes tyre në javën e 10-të të kampionatit, takim që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, me blutë që janë skuadra pritëse.
Në këtë sfidë Dinamo kërkon edhe mbështetjen e tifozëve, për të bërë të mundur edhe marrjen e 3 pikëve, por duke qenë se janë të penalizuar për shkak të zhvillimit të ndeshjes jashtë kryeqytetit, drejtuesit e Dinamos kanë menduar diçka të veçantë për lojtarin e tyre të 12-të.
Blutë kanë vendosur në dispozicion të tifozëve transportin që do t’iu garantojë atyre ndjekjen e skuadrës në Elbasan.
Ja njoftimi i plotë i Dinamos:
“FK Dinamo ka kënaqësinë t’iu komunikojë se për ndeshjen e ditës së nesërme ka vendosur transport drejt qytetit të Elbasanit për të gjithë tifozët dinamovitë që do të jenë në përkrahje të skuadrës Blu! Nisja do të bëhet nga stadiumi “‘Selman Stermasi” në orën 11:30”, thuhet në postimin e klubit.
/f.a/abcnews.al