Dinamo kompleton sulmin, zyrtarizohen Gjata e Mihana

schedule20:21 - 31 Gusht, 2021

schedule 20:21 - 31 Gusht, 2021

Dinamo kompleton sulmin, duke afruar dy lojtarë nga Apolonia. Redon Mihana, i cili prej ditësh po stërvitej me 18 herë kampionët e vendit, ka nënshkruar me kryeqytetasit.

Lojtari tjetër që ka pranuar ofertën e Dinamos është sulmuesi Mario Gjata, të cilin e kërkonte edhe Partizani.

Fieraku synonte një transferim jashtë vendit, por do të luajë sërish në Superiore. Të dy lojtarët kanë kaluar te Dinamo me “OK”-in e Apolonisë. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!