Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dinamo i merr kapitenin Pogradecit, edhe Burreli përforcohet

schedule15:18 - 19 Gusht, 2020

schedule 15:18 - 19 Gusht, 2020

Dinamo merr edhe një tjetër lojtar te Pogradeci, duke e çuar në katër numrin e tyre. Miklovan Pere do të bashkohet me Artion Topllarin, Kevi Berberin dhe Emiljano Hidrin te “Blutë” e kryeqytetit. 18-herë kampionët e vendit kanë dalë edhe me njoftim.

“FK Dinamo siguron edhe firmën me kapitenin e Pogradecit, Miklovan Pere i cili ishte tepër entuziast mbi projektin e klubit . Dinamovitët kanë mposhtur konkurrencën me disa ekipe të Kategorisë së Parë dhe asaj Superiore, duke gjetur akordin përfundimtar me mbrojtësin 29-vjeçar.

Lojtari me mjaft eksperiencë dhe shënues i 6 golave sezonin e shkuar në kampionat, është i fundit nga 4 futbollistët pogradecarë që garantojnë kualitet dhe mentalitet fituesi, duke parë edhe statistikat e sezonit që lamë pas.

Këta lojtarë janë zgjedhur me kujdes nga presidenti, i cili i ka marrë me bindje të plotë në skuadër. Ai kërkon të mbajë raporte të mira, transparente dhe profesionale me të gjitha klubet e futbollit në vend, ndërsa cilëson se çdo lëvizje është kryer brenda të gjitha rregullave të federatës shqiptare dhe merkatos në tërësi”, njofton Dinamo.

BURRELI – Këto ditë edhe matjanët kanë qenë aktivë në merkato. Pas Taulant Sefgjinit dhe Fabio Hasës, te Burreli kanë nënshkruar edhe dy futbollistë të tjerë.

Njëri është Marko Dodaj, i cili ishte vjet pjesë e Tërbunit dhe mbante edhe shiritin e kapitenit. Tjetri është Alfred Zefi, mesfushori laçian që ka luajtur edhe në Superiore me ekipin e qytetit të tij dhe me Korabin. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Besës, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Bylisit më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!