Dinamo është e pandalshme në merkato. Klubi nga kryeqyteti ka arritur marrëveshjen me një emër mjaft të njohur Enis Gavazajn. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Dinamos në rrjetet sociale.
Gavazaj vjen pas eksperiencës jo dhe aq pozitive me Prishtinën në Kosovë, teksa edhe te Kukësi nuk arriti të bindë. Mesfushori nga Prizreni do duhet të konfirmojë veten te Dinamo, që rikthehet në elitë me një projekt mjaft ambicioz.
POSTIMI I KLUBI – Enis Gavazaj, një tjetër afrim për Dinamon. Blutë kanë nënshkruar sot marrëveshjen me mesfushorin anësor, 26-vjeçarin Enis Gavazaj.
Djaloshi nga Prizreni, pas eksperiencave brenda dhe jashtë vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve, duke premtuar se do të japë më të mirën për skuadrën! /abcnews.al