Dinamo e Kievit kërkon fitoren, pavarësisht se ka të rinj në ekip

schedule14:11 - 23 Nëntor, 2017

schedule 14:11 - 23 Nëntor, 2017

Dinamo e Kievit do të ketë mjaft mungesa në përballjen me Skënderbeun, por gjithsesi mbetet ambicioze. Ukrainasit, gjithsesi janë të kualifikuar në Europë dhe mendojnë më shumë për kampionatin.

Udhëtimin e bënë në mbrëmje.

Përballja në Shqipëri u duk sikur ishte një angari për Dinamon e madhe të Kievit, tashmë të kualifikuar për në pranverën europiane, edhe pse deklaratat më pas ishin të ndryshme.

Klubi I shquar ukrainas la dritat e Kievit dhe u nis drejt Rinasit me mjaft lojtarë të rinj në përbërje të skuadrës.

Natyrshëm, kualifikimi për në fazën e dytë të Ligës së Europës e kthen vëmendjen krejtësisht te kampionati, ku rivaliteti me Shahtarin e Donjeckut është i jashtëzakonshëm.

Mbërritja në tokën shqiptare ishte e qetë, pavarësisht lodhjes së fluturimit për disa orë, ndërsa pas një pritjeje të shkurtër në aeroport, skuadra u vendos në hotel për t’u shlodhur, ndërsa trajneri Aliaksandr Haskieviç, bëri detyrën duke dalë para mediave.

Tekniku bjellorus u duk shumë i vendosur në fjalët e tij.

“Në Shqipëri kemi ardhur me mjaft lojtarë të rinj, por nuk përbën problem për ne, pasi këta janë futbollistë që kanë luajtur edhe më parë në Ligën e Europës. Jemi përgatitur për të marrë një rezultat pozitiv. Jemi Dinamo e Kievit dhe kemi detyrë që të fitojmë çdo ndeshje, për më tepër ky takim përkon me ditëlindjen e presidentit. Ndaj Skënderbeut duhet të fitojmë edhe për të. Skënderbeu është një ekip shumë i mirë, por besoj se nuk do të ketë shumë ndryshime nga ndeshja e parë. Do të ketë ngjashmëri me herën e kaluar”.

Ashtu si Skënderbeu, as Dinamo e Kievit nuk u stërvit në “Elbasan Arena”, duke preferuar të shkojë në stadium vetëm për ndeshjen.

Trajneri Hackieviç i ka bërë përgatitjet duke ndërtuar një formacion me mjaft lojtarë të rinj, pasi ndeshja e radhës në kampionatin ukrainas do të jetë vetëm pas dy ditësh, në fushën e Stal Kamianskes, ndërsa Dinamo po lufton për titull me Shahtarin e Donjeckut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!