Dinamo City, trajneri Mehmeti: E kisha të thjeshtë vendimin, jam i shtëpisë

schedule11:38 - 25 Tetor, 2023

schedule 11:38 - 25 Tetor, 2023

Ditën e sotme, klubi Dinamo City prezantoi trajnerin e tyre, Dritan Mehmeti dhe stafin e ri.

Gjatë prezantimit, Mehmeti ka thënë edhe fjalët e tij të para ku qartë ka theksuar se vendimi ishte tepër i lehtë për të.

“E kisha të thjeshtë vendimin, sepse jam djalë i shtëpisë te Dinamo. Kemi marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar situatën, mentalitetin e skuadrës. Të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për të mirën e Dinamos.

Falenderoj presidentin Adrian Bardhi dhe klubin për besimin që më kanë dhënë. Presidenti jep gjithçka për ekipin, ai dhe tifozët janë pjesa më e pafajshme në këtë situatë. Koha besoj do të na japë të drejtë. Tani është koha të punojmë”, theksoi trajneri Mehmeti mes të tjerash./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!