Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dinamo City shkruan historinë/ Përmbysi Hajduk Split dhe do luajë në play off e Conference League

schedule11:14 - 15 Gusht, 2025

schedule 11:14 - 15 Gusht, 2025

Dinamo Siti shkruan historinë dhe për herë të parë siguron kualifikimin në fazën e plej ofit të Konferencë Ligë.

Kundër çdo parashikimi, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja përmbysi hajdukun e Splitit, ndërsa pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në transfertë, fitoi 3-1 atë të kthimit në “Air Albania”.

Ashtu si në sfidën e vajtjes, Dinamo mori shpejt kontrollin e lojës. Skuadra e Ilir Dajës është më kërkuese, ndërsa pëpjekjet e saj do të shpërbleheshin në minutën e 14-të.

në sfidën e fundit me blutë, Baton Zabërgja i kujtoi edhe një herë të gjithëve se sa do t’i mungojë talenti i tij futbollit shqiptar.

Kontroll dhe goditje e menjëhershme e sulmuesit që shënoi golin e epërsisë dhe ndezi atmosferën në tribuna.

Edhe pas avantazhit, dinamovitët ishin më të rrezikshëm, ndërsa në disa raste do t;i afroheshin golit të dytë.

Bregu, Zabërgja dhe Vila provuan me të gjitha mënyrat, por pa sukses, ndërsa pëer pjesën e parë do të mbetej në fuqi epërsia minimale e Dinamo City.

Pas pushimit janë kroatët që marrin inisiativën.

Në dy raste Hajduk i Split i shkon pranë barazimit, por mbrojtja dinamovite dhe portieri Teqja rezistojnë për të ruajtur avantazhin.

Sfida luhet hapur dhe me ritëm të lartë, ndërsa në minutën e 61-të Karamba ka në këmbët e tij golin e kualifikit, por i vetëm me portierin, fitues del ky i fundit.

Ilir Daja dhe të besuarit e tij do të merrnin një tjetër bonus në minutën e 77-të, kur Sanijang la Hajdukun e Splitit me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq.

Por dinamovitët nuk shfytëzuan forcat më të shumta, përkundrazi ishin kroatët që rrezikuan më shumë.

Epërsia  minimale e Dinamo në kohën e rregullt mjaftoi vetëm për të barazuar rezultatin e përgjithshëm, ndërsa kualifikimi do të vendosej në shtesë.

Kroatët surprizuan në minutën e 99-të, kur Karaxhixh barazoi shifrat dhe i dha një goditje të rëndë Dinamos.

Por kundër cdo parashikimi blutë realizuan një përmbysje të madhe në shtyesën e dytë.

Goli spektakolar i Qardakut në minutën e 99-të barazoi edhe një herë rezultatin e përgjithshëm.

Por vetëm dy minuta më pas, Berisha përfitoi nga një gabim i mbrojtjes për të shënuar atë që do të ishte goli i triumfit.

Jo vetëm kaq, pasi sulmuesi në fundin e shtesës do të bënte një ndërhyrje vendimtare në vijën fatale, duke vulosur përfundimisht kualifikimin e Dinamo City në plej ofin e Conference League.

Në aktin e fundit përpara fazës së grupeve të turneut, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të luajë sfidën e dyfishtë kundër polakëve të Jagellonia. Ndeshja e vajtjes do të luhet në transfertë të enjten e ardhshme, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas sërish në “Air Albania”. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!