Dinamika e vrasjes së Kurtit, kamerat fiksojnë mesazhet e Levendit

schedule22:03 - 28 Mars, 2019

schedule 22:03 - 28 Mars, 2019

Grupi hetimor zbardh dinamikën e vrasjes së Jurgen Kurtit 10 ditë më parë në kryeqytet. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjitha lëvizjet e autorëve të dyshuar, si dhe mesazhet telefonike, ku Elsi Levendit i kërkohet të mbikëqyrë menaxherin 26-vjeçar të VIP-ave.

 Zbulohen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 26-vjeçarit Jurgen Kurti, mbrëmjen e 18 marsit në Tiranë. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, kamerat e sigurisë kanë fiksuar çdo lëvizje që kanë kryer autorët e dyshuar të vrasjes, duke filluar nga ora 20.00. Automjeti tip benz, me targa të vjedhura e që më pas rezultoi në pronësi të të riut Klodian Bane, është pikasur rreth 2 orë para se të ndodhte ngjarja, teksa hynte kundravajtje pikërisht në vendin ku më pas do të ekzekutohej Kurti. Pasi bën tri xhiro, Benzi del tek posta nr.8 dhe më pas kalon në rrugën Sulejman Delvina.

Burime nga grupi hetimor i thanë ABC neës se referuar pamjeve të këqyrura nga kamerat e sigurisë, automjeti shkon tek vendi i ngjarjes dhe ndalon për rreth një orë. Drejtuesi del disa herë dhe shfaqet teksa fotogron shkallën e pallatit të Jurgen Kurtit. I dyshuari Elsi Levendi ndërkohë dallohet që vjen nga posta dhe ulet tek kafja ngjitur me hyrjen e një palestre. “Para se të ndodhte vrasja –  pohon grupi hetimor- Levendi kishte marrë një mesazh ku ishte porositur që të mbante nën vëzhgim Jurgen Kurtin. Ai kishte fotografuar shkallën e pallatit ku jetonte Kurti, por i kishte pohuar personit që i dërgonte mesazhin se nuk e njihte 26-vjeçarin.

Më pas Levendit i vjen një informacion që e përshkruan shënjestrën e atentatit, si një djalë të gjatë e të bëshëm. Të njëjtat burime saktësojnë se kamera kanë fiksuar një person që del nga Benzi, merr diçka në dorë dhe bën veprime të njëjta me ato të qitjes më arme. Më pas, Benzi largohet drejt Kopshtit Zoologjik. I dyshuari Levendi merr taksi shkon te Liqeni i thatë e më pas hipën në Benz.

Pranë tij mbërrin dhe një automjet tip Audi, në pronësi të Olsi Qalliajt, që shfaqej edhe pranë vendit të ngjarjes. Pasi bëhen bashkë, njëri prej të dyshuarve merr një qese në dorë dhe shkon drejt liqenit të thatë, ndërsa dy të tjerët hyjnë mes pallateve.

Që të tre, dalin 25 minuta më vonë. Të nesërmen vijojnë me lëvizje normale. Që të gjitha këto veprime janë fiksuar nga kamerat e sigurisë, përmes së cilave u indetifikua mjeti tip Benz në pronësi të Klodian Banes, tashmë në kërkim dhe të gjitha lëvizjet e autorëve të dyshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!