Dinamika e vrasjes në Vlorë, e ndoqën nëpër shkallë, iku me vrap, por s’i shpëtoi kallashit

schedule02:00 - 3 Qershor, 2021

schedule 02:00 - 3 Qershor, 2021

Nga Elton Nikaj

10 minuta para mesnatës së të mërkurës, një tjetër atentat i rëndë ka tronditur sërish qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë një një 35 vjecar.

35 vjecari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë, Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

Plumbat në drejtim të 35 vjecarit kanë qenë nga një distancë e afërt.  Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 35 vjecarit. Sipas policisë 35 vjecari ka ndërruar jetë në spital. Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.

Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili pranë “bay passit” ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.
Policia prezente në vendin e ngjarjes ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen.

Sa i takon Shkëlzen Velaj, 35 vjecari është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 prill të  2015-ës.

db/Abcnews al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!