Dinamika e krimit në Shkodër/ Dëshmia e fqinjëve: Çifti amerikan pati debate, dëgjuam zhurma

schedule11:19 - 2 Maj, 2025

schedule 11:19 - 2 Maj, 2025

SHKODËR- Një turist amerikan ka vrarë me thikë partneren e tij në një banesë të marrë me qira në lagjen “Gjuhadol”, pranë pedonales, në qytetin e Shkodrës.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se fqinjët kanë dëgjuar fillimisht debate mes çiftit, para se të ndodhte vrasja e 54-vjeçares.

“Janë dëgjuar debate në mëngjes nga fqinjët në mëngjes dhe dyshohet se është qëlluar me mjet prerës. Viktima është nga Florida e SHBA. Po ashtu është gjetur në banesë në gjendje të rënduar bashkëjetuesi i saj, i cili ka lënduar veten në duar dhe në disa pjesë të trupit. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut”, tha ai.

Gazetari shtoi më tej se çifti amerikan kishte rezervuar banesën përmes platformës “booking” dhe prej katër ditësh ndodheshin në Shkodër.

“Edhe disa punëtorë të një objekti aty pranë kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë njoftuar policinë. Kanë katër ditë që kanë marrë këtë shtëpi me qira përmes booking, dhe kanë qëndruar në Shkodër”, tha ai.

Grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet për zbardhjen e krimit. Paraprakisht dyshohet se partneri ka qenë në gjendje të dehur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!