DINAMIKA/ Dy plumba në trup, si u ekzekutua 30-vjeçari në Vlorë, u qëllua drejt tij teksa lëvizte me makinë

schedule21:57 - 13 Janar, 2025

schedule 21:57 - 13 Janar, 2025

Vlorë- Detaje te tjera mbi atentatin e ndodhur përgjatë autostradës Fier – Vlorë në afërsi të fshatit Novoselë përballë një karburanti është ekzekutuar me armë zjarri tip pistoletë 30-vjecari Kristjan Marku nga Rrësheni.

30-vjecari po udhëtonte nga Fieri në Vlorë me makinën e tij tip Pasat me targa AB 107 PN, ndërkohë që paralel me të nga krahu i djathtë i pasagjerit është afruar një makinë tip Golf, ku autori ka shtënë disa herë në ecje e sipër, ndërkohë që 30-vjecari ka marrë në trup dy plumba dhe makina e tij ka ecur për inerci rreth 400 m nga vendi që është qëlluar.

Policia ka mbledhur 10 gëzhojat në vendngjarje , ndërsa pas pak minutash makina tip Golf e atentatorëve është gjet e djegur 1 km nga vendngjarja.

Kontrolle janë ushtruar në fshatrat përreth ngjarjes, Novoselë dhe Panaj po ashtu dhe në hyrje të Vlorës është ngritur postbllok, po ashtu janë marrë dhe kamerat e karburantit aty pranë si dhe përgjatë autostradës në Vlorë.

Ndërkohë Kristian Marku ka qenë me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit, Saimir Reçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!