DINAMIKA/ Baba i dy fëmijëve, shoferi që vdiq në aksident ishte polic, punonte natën si taksist

schedule10:56 - 11 Nëntor, 2021

schedule 10:56 - 11 Nëntor, 2021

Luan Cenollari i cili ndërroi jetë në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë ishte punonjës i forcave operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve prej të paktën 20 vitesh, dhe baba i dy fëmijëve.

Sindikata e Shërbimeve policore, ka ndarë foton e Cenollarit duke theksuar se në momentin e aksidentit ai ndodhej në punë, pasi gjatë orëve të natës punonte si taksi për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Si pasojë e aksidentit tragjik ndërroi jetë edhe pasagjeri në automjetin tip Honda që drejtohej nga Cenollari, Ali Bajo. ABC mëson se automjeti Citroen që drejtohen nga Emirjan Doko po vinte nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të qendrës ndërsa Honda po vinte nga fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Doko, në gjendje të dehur është futur me të kuqe në semafor duke përplasur mjetin tip “Honda”. Gjatë kontrollit, Dokos iu gjet një thikë me vete, ndërsa në automjet u gjet edhe një armë zjarri pushkë.

Doko është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe pritet t’i nënshtrohet disa operacioneve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!