Pas punës pa ndërprerje, si pasojë e rënies së një orteku hapet rruga Bogë-Theth.
Qarkullimi kryhet pa probleme. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
Edhe pse zyrtarisht jemi në Pranverë, i ftohti ka bërë që Thethi dhe shumë zona të vendit të mbulohen nga dëbora.
/abcnews.al/