Sot është dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë. Kjo ditë njihet si solstici dimëror.
Dielli ka lindur në orën 07:13, dhe perëndimi i diellit është në orën 16:00, që do të thotë se dita do të zgjasë 8 orë e 47 minuta, dhe nata do të zgjasë 15 orë e 13 minuta.
Nga sot nata gradualisht po shkurtohet dhe dita po zgjatet.
Në të njëjtin moment filloi vera për banorët e hemisferës jugore të Tokës. Ata shprehen se 22 dhjetori është dita e 356-të e vitit 2023, i cili si vit i thjeshtë ka 365 ditë./abcnews.al