Dimri i acartë bën të pamundur jetesën në çadra, Besim Myftari: Nuk kemi ngrohje

schedule13:13 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 13:13 - 11 Dhjetor, 2019

I ftohti i acartë dhe era e fortë e ka bërë të pamundur jetesën për disa familje të prekura nga tërmeti në Mamurras.

Besim Myftari me familjarët e tij tregojnë për “Abc News” se nga era u është dëmtuar dhe çadra, ndërsa ka familje të tjera që nuk e kanë marrë fare një të tillë.

Kamera e “ABC News”  ka vizituar që në orët e para të mëngjesit dy familje në Fushë- Mamurras. Besim Myftari jeton në këtë çadër me 5 pesë pjesëtarët të tjerë të familjes dhe tregon se i ftohti po bën të pamundur qëndrimin në çadër.

“Po rrimë në acar. Nuk kemi ngrohje, është shumë ftohtë, na duhet shtëpi jo ushqime, nuk mund të rrimë në çadër”, shprehet ai.

Ndërsa Lulzim Tarja një tjetër i dëmtuar nga tërmeti nuk ka marrë as çadër edhe pse emrin ka dy javë që e ka shënuar.

“Nuk kemi marrë asgjë, as çadër nuk kemi marrë”, thotë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!