Dimri dhe patologjitë, Todhe paralajmëron qytetarët: Mos ndërmerrni veprime të rrezikshme

schedule09:38 - 8 Janar, 2020

schedule 09:38 - 8 Janar, 2020

Temperaturat tashmë janë ulur ndjeshëm duke sjellë edhe një rritje të personave të prekur nga virozat. I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, ortopedi Dritan Todhe ka folur për traumat e shkaktuara në këto muaj të ftohtë.

“Në muajt e ftohtë frekuenca e traumave është më e shpeshtë. Në stinën e dimrit traumat hasen shpesh nga ata që janë të pakujdesshëm me shëndetin. Vitin e fundit çdo dy ditë kemi pasur trauma të cilat vinin nga sportet e skive”, theksoi ortopedi.

Ndërkohë ai u bën thirrje qytetarëve të mos ndërmarrin veprime për të cilat nuk janë të trajnuar. “Pacientët të evitojnë aventurat, të mos hyjnë në garë me vetën apo të tjerët”, deklaroi Todhe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!