Dimitrov: Prioritet integrimi i vendit në BE, konferenca e parë ndërqeveritare në dhjetor

schedule12:38 - 1 Shtator, 2020

schedule 12:38 - 1 Shtator, 2020

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov këtë të martë ëhstë shprehur se në dhjetor pret që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Dimitrov ndër të tjera ka theksuar se anëtarësimi në BE do të jetë edhe fokusi i punës së tij për 4 vitet e ardhshme, duke paralajmëruar reforma në Sekretariat, me çka ky institucion të jetë motor që do t’i jepe shtysë të gjitha reformave në vend.

Gjithashtu ai paralajmëroi freskim të strukturës negociuese të vendit, në përputhje me metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm, Bujar Osmani u zotua se prioritet i tij do të jetë axhenda evropiane e vendit, thellimi i bashkëpunimit strategjik me SHBA-në dhe anëtaret tjera të NATO-s dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, me theks të veçantë realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes me Bullgarinë.

Si Osmani ashtu edhe Dimitrov u shprehën optimist se rruga evropiane e vendit nuk do të bllokohet nga ana e Bullgarisë.

Osmani ka thënë se Qeveria e re duhet ta rishqyrtojë Ligjin për Punë të Jashtme, të propozuar nga paraardhësi i tij. Tha se nuk do të jenë më boshe ambasadat që një kohë të gjatë kanë qenë pa ambasadorë, duke theksuar se dërgimi i ambasadorëve do të bëhet në mënyrë ekonomikisht racionale dhe në përputhje me interesat strategjike të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!