Dimitrov: Maqedonia e Veriut nuk largohet nga “Ballkani i Hapur” pas dorëheqjes së Zaev

schedule12:25 - 4 Nëntor, 2021

schedule 12:25 - 4 Nëntor, 2021

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka përjashtuar mundësinë e largimit nga nisma “Ballkani i Hapur”, pas dorëheqjes së Zoran Zaev.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç që po mbahet në Beograd në kuadër të samitit, ai tha se nuk sheh asnjë rrezik që vendi i tij të largohet nga kjo nismë, pavarësisht situatës politike në Maqedoni.

“Drejtpërdrejt ne e lidhim rezultatin e zgjedhjeve me qeverinë. Po flas tashmë hipotetikisht por qytetarët maqedonas duan të ecin përpara dhe të ecësh përpara nënkupton marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal. Besoj se në këtë rast, kjo do të ndodhë, do të ketë ndryshim të pushtetit, vullneti i qytetarëve është i tillë që kush do të rrijë në qeveri duhet të ecë përpara dhe të ketë një bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tanë. Nuk shoh asnjë rrezik për të dalë jashtë vendi im. Maqedonia e Veriut. Është me rëndësi të mbetemi pjesë e kësaj nisme për të ardhmen tonë,” tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!