Dimri nuk ka ikur nga Shkodra dhe pse jemi në fund të marsit. Gazetari Simon Shkreli bën me dije se fshati Bogë është veshur me petkun e bardhë të borës.
Sipas tij në zonat malore të Shkodrës bora është prezente dhe pse tashmë zyrtarisht jemi në pranvere.
Ndër të tjera ai ka theksuar se reshjet e borës kanë qenë më të dendura në aksin që lidh Bogë-Qafë Thore dhe Theth.
Ndërkaq kujtojmë se në orët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe ulje të ndjeshme të temperature të ajrit./abcnews.al