Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dimal Basha mban fjalën si kryetar i Kuvendit në Kosovë: Të jemi të bashkuar për qëllimet tona dhe sovranitetin e vendit

schedule11:39 - 26 Gusht, 2025

schedule 11:39 - 26 Gusht, 2025

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot me 70 vota pro, Dimal Bashën si Kryetarin e ri të këtij institucioni, pas një periudhe sfiduese politike.

Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, Basha shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë, duke theksuar përgjegjësinë që sjell kjo pozitë dhe rëndësinë e bashkimit kombëtar për mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Ai vlerësoi sakrificën e gjeneratave të kaluara dhe rolin themelor të grave në ndërtimin e një shoqërie demokratike. Në një mesazh uniteti, Basha theksoi se Kosova ka dëshmuar se është një vend demokratik edhe në sfidat më të vështira.

“Faleminderit për besimin tuaj. Ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica të panumërta, mbi gjakun, mundin që besuan se e ardhmja e vendit ishte më e madhe se sa vetë jeta. Një falenderim i madh shkon për gratë dhe nënat, që mbeten një themel i shëndoshë për vendin. Përulje dhe falënderim për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribuuan për një shoqëri të fortë dhe demokratike. Sot kjo republikë qëndron e pavarura në krah të vendeve mike. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj. Ka disa muaj që Kuvendi është ballafaquar me një problem që s’është hasur më herët, por që është i pranishëm edhe në vendet mike. Gjithçka ka ndodhur në konturat e një vendi demokratik. Kjo është dhe një herë dëshmi, se Kosova është një vend demokratik. Në rastet më të vështira, ky popull ka dëshmuar se mund të lerë mënjanë diferencimet dhe të ngrihet për kauza të përbashkëta. Duhet të jemi të bashkuar në qëllimet tona, mbrojtja e sovranitetit të vendit tonë për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, tha Dimal Basha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!