Ka folur për Abc njëri nga nxënësit e shkollës në Porto Romano, ku procesi mësimor u ndërpre për shkak të rrezikut për shpërthim, pas rrjedhjes së gazit në një cisternë në fabrikën “Elka”.
Nxënësi tha për Abc se drejtori i shkollës tha nxënësve të marrin çantat dhe të largohen me vrap nga shkolla.
Ndërsa një mësues u ka thënë te dalin jashtë sepse ka shpërthim gazi.
“Ishim në orën e katërt mësimore. Erdhi një presor dhe tha dilni jashtë vajza dhe djema sepse po shpërthen gazi. Drejtori na tha merrni çanta dhe ikni me vrap, dhe ne kemi marrë çantat dhe kemi ikur se jemi trembur shumë”, tha nxënësi i shkollës.
/abcnews.al/