Dilemat e artistëve të rinj të skulpturës në ekspozitën “FAB”

schedule18:03 - 17 Korrik, 2021

schedule 18:03 - 17 Korrik, 2021

Nga Leontina Nika

“Qëllimi i artit është t’i jap formë jetës”, kjo thënie i rri për shtatë 5 artistëve të rinj të skulpturës, të cilët  materializojnë ëndrrën e tyre, nisur 5 vite më parë në Universitetin e Arteve.

Dilema dhe e nesërmja është  shqetësimi i tyre, pas mbylljes së këtij cikli shkollor. Dashuria për artin, i bënë të jenë optimist edhe pse janë të vetëdijshëm për vështirësitë dhe hapësirat në art.

Henri Mimani, në hapësirën ku prezanton materializimin e ëndrrës, përmes bukurisë së dy gjirafave, nuk mund të harrojë, profesorin e  tij, Arben Bajon, i cili ndërroi jetë një vit më parë nga covid-19, por ishte shtysa kryesore për të vazhduar skulpturën.

Nga ana tjetër me lot në sy ai kujton edhe mesazhin e dhënë prej tij përmes figurës së kalit. Edi Balla ka gdhendur “7 mëkatet vdekjeprurëse” në këtë dhomë, nisur nga uni i tij. Ndërsa Egi Xherija me “Tempullin e të pandërgjegjshmes”, transmeton 26 vite të jetës së tij

Kristi Kapja me veprën “Pasqyrimin e vetvetes” përbërë nga 20 duar transmeton paragjykimin. Duart janë të vendosura në një bllok, kompozuar në rreshta duke ruajtur një rend ushtarësh, në brendësi të pëllëmbës  janë vendosur pasqyra  në formë rrethi. Gjesti që duart tregojnë  nënkupton stop paragjykimit. / Abcnews.al