Dilema vazhdon, çlirimi i Shqipërisë në 28 apo 29 nëntor?

schedule16:47 - 14 Nëntor, 2019

schedule 16:47 - 14 Nëntor, 2019

Edhe 75 vjetori i çlirimit të vendit i gjen të ndarë historianët dhe politikanët sa i takon datës 28 dhe 29 nëntor. Historianët  për ABC News japin jo dy, por tri data.

Politika dhe historia edhe pas 30 vitesh demokraci, vazhdojnë të jënë të ndarë në dysh për festën e çlirimit. Historiani  Paskal Milo si ditë të çlirimit njeh 29 nëntorin.

Ndërsa Valentin Duka , e cilëson shpikje të Enverit si datë, pasi i bënte hije data më e rëndësishme historike e shqiptarëve, që është 28 nëntori Pavarësia e Shqipërisë.

Si datë  mbi palët historiania Nevila Nika sheh 17 nëntorin çlirimin e kryeqytetit. Ndërsa ndërrimi tri herë i datës për Valentina Dukën është gabim i politikës.

Të  gjithë historianët janë kundër  përzierjes së heronjve të rënë në luftë me ata që kanë vdekur pas 44’,  prezantuar në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!