“Dilema” Cancelo, pas “aventurës” në Bayern, Barça e Arsenal në “ndjekje” të portugezit

schedule16:31 - 29 Maj, 2023

schedule 16:31 - 29 Maj, 2023

Anësori portugez i mbrojtjes, Joao Cancelo u transferua me shumë bujë te “bavarezët” e Bayern Munich, gjatë merkatos së verës, mirëpo me përfundimin e këtij sezoni të Bundesliga, duket se dhe “aventura” në Mynih e Cancelo është drejt fundit, me 29-vjeçarin që do të kthehet te Manchester City më 1 korrik.

“Ylli” portugez i mbrojtjes iu bashkua “gjigandëve” gjermanë të Bayern Munich gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi me një opsion blerjeje prej 70 milionë euro dhe sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, “bavarezët” nuk do të aktiviziojnë një opsion të tillë.

Në krahun tjetër, pas polemikave të shumta mes portugezit dhe teknikut Pep Guardiola, bordi ka vendosur ta nxjerrë mbrojtësin në shitje, me “topçinjtë” e Arsenal dhe “katalanasit” e Barcelona, që janë në ndjekje të Cancelo, që prej merkatos së dimrit, mirëpo gjithçka do të vendoset gjatë muajve të merkatos, me klubin që do ta shesë lojtarin aty ku do të ketë më shumë përfitime.

Ndërkaq, kujtojmë se gjatë aventurës së tij të shkurtër me “bavarezët” e Bayern Munich, Cancelo arriti të shënojë 1 gol dhe të dhurojë 6 asistime në 21 përballje, shifër e konsiderueshme për një mbrojtës krahu. Portugezi gjithashtu arriti të siguronte dhe titullin kampion të Bundesliga, duket shtuar kështu dhe një tjetër trofe në arkivën e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!