“Dil këtu”, Rama u përgjigjet protestuesve: S’dua të dëgjoj sharje, jam në krah të atyre që s’kanë X5

schedule19:10 - 10 Mars, 2022

schedule 19:10 - 10 Mars, 2022

Protestuesit ndodhen para kryeministrisë, ndërsa Edi Rama po u përgjigjet pyetjeve përmes një lidhjeje live në facebook nga zyra e  tij. Një prej tyre i ka kërkuar Ramës që të zbresë poshtë zyrës së tij dhe të flasë para protestuesëve për rritjen e çmimeve. Kryeministri shprehet se nuk flet para atyre që e shajnë dhe atyre që sipas tij kanë X5 e iphonë të fundit, ndërkohë që protestojnë për rritjen e çmimit të naftës.

Nuk kemi si dëgjohemi këtu përpara se unë jam i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem por të shahem dhe të akuzohem dhe të përballem me ulërima për fakte të sajuara. Kjo është humbje kohe për mua. Dal të mbaj një fjalim ku të dëgjohem. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit ne do vazhdojmë për njerëzit e zakonshëm. Në krah të atyre që s’kanë X5, të atyre që s’kanë iphone të fundit, në krah të atyre që na kanë pasur në krah dhe do na kenë gjithmonë. Qeveria do hyjë në bordin kombëtar për emergjencën e karburantit janë këtë fazë lufte dhe askush  Nëse gënjen veten me gënjeshtra je i destinuar të dështosh”.

Më tej Rama i është përgjigjur akuzave se Shqipëria ka taksën më të lartë të karburantit në rajon. Ai deklaroi se në taksë përfshihen edhe taksa e qarkullimit dhe e karbonit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!