“Dil jashtëë…”! Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së: Grusht shteti, ju çoj me duart e mia në burg

schedule12:26 - 12 Mars, 2021

schedule 12:26 - 12 Mars, 2021

Presidenti Meta është përplasur me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave.

Presidenti Meta është përplasur me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave. Meta ka kërkuar nga policia e Bashkisë së Tiranës që të largohen nga ambientet e FRD-së pasi sipas tij po shkelnin ligjin duke synuar nxjerrjen jashtë të kësaj partie nga zyrat. Meta reagoi ndërkohë që ishte në një takim me kreun e FRD-së për çështjen në fjalë duke thënë se policët duhej të largoheshin ndryshe do t’i çonte me duart e tij policët ne burg.

Policia e Bashkisë së Tiranës zbarkoi më herët në zyrat e FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre. Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije për abcnews.al se në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.

Bëhet fjalë për ambientet e katit të tretë, ku Bashkia e Tiranës shpjegon përmes një letre dërguar kreut të partisë Sali Shehu se duhen bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen pasi hapësira është pronë e bashkisë.

Njoftimi nga Bashkia e Tiranes

Prej disa vitesh, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës.

Vendimi për të ndërhyrë vjen pak ditë pasi FRD u largua nga koalicioni me PS për t’iu bashkuar listës së Partisë Demokratike.

Pse po ndodh përplasja?

Zyrat ku ndodhet FRD janë në pronësi publike të administruara nga Bashkia e Tiranës. NIsur nga kjo, bashkia i ka dërguar kësaj partie një shkresë ku kërkon lirimin e katit të tretë pasi godina ishte amortizuar dhe aty do të bëheshin punime. Gjatë mëngjesit të sotëm nga zyrat janë hequr tabelat identifikuese të partisë, ndërsa më pas iu shkëput edhe energjia elektrike.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!