Sulmuesi premtues John Cofie në moshën 14- vjeçare kishte botën nën këmbëve të tij dhe u vlerësua si një nga talentet më të mirë në Angli kur luante për Burnley.
Sir Alex Ferguson u mahnit nga djaloshi dhe e bleu tek Manchester United për vlerën e 1 milion paund duke hequr nga lista Liverpoolin i cili ishte në garë për shërbimet e djaloshit.
I ardhur me shumë bujë tek “Djajtë e Kuq”, Cofin nuk bëri asnjë paraqitje me ta.
Sulmuesi ganez në moshën 27-vjeçare i dha fund duke u tërhequr nga futbolli pasi kishte luajtur vetëm 77 ndeshje për 13 klube të ndryshme.
Në vitin 2007 ai luante për të rijntë e Manchester United bashkë me Paul Pogba.
Sot, John Cofie është një mësues futbolli në një shkollë në Lancashire./Abcnews.al