Dikur taksist e kamerier, sot analist taksash në Ministrinë e Teksasit

schedule11:09 - 27 Maj, 2024

schedule 11:09 - 27 Maj, 2024

Orges Lleshaj, shqiptaria i cili prej më shumë se një dekade jeton dhe punon në SHBA, ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.

Ai rrëfeu eksperiencën e tij në Amerikë, ku tha se në fillimet e tij ka punuar si taksist, kamerier, ndërsa sot është analist taksash në Ministrinë e Financave në Teksas.

“Si çdo i ardhur nuk kisha mundës, doja vetëm të punoja e të fitoja sa më shumë para. Puna e parë shtetërore ishte përgjegjësi e madhe për mua që sapo kisha mbaruar studimet. Për katër vite studiova financë kontabilitetet, përmbusha gjysmën e ëndrrës amerikane.

Mundësia për të ikur jashtë mu prezantua kur isha në vitin e tretë të studimeve. Arsyeja kryesore që erdha ishte edukimi, por edhe të kisha një jetë më të mirë. Erdha këtej me një program për shkëmbim  kulturash dhe isha në vite të parë të shkollës së mesme.

Për 1 vit jetova me një familje amerikane, ishte një ‘shok’ për mua ndryshimi i kulturës. Në Amerikë po bëj që prej muajit gusht të vitit 2010. Ishte e vështirë për mua dhe familjen time, i kisha në Shqipëri akoma.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!